Pres që në fillim të marsit të shpallet thirrja për fluturime të subvencionuara – Shqip

by admin
Spread the love

Për momentin janë duke rrjedhur afatet për ankesa në lidhje me Thirrjen e anuluar për subvencionimin e fluturimeve nga dy aeroportet në vend dhe pres që në fillim të muajit të ardhshëm të shpallet një thirrje e re, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Boçvarski nga Ohri sqaroi se Komisioni që punon në përgatitjen e procedurës do të punojë në mënyrë aktive për të ndihmuar kompanitë e interesuara që të dorëzojnë dokumentacionin e plotë dhe të kompletuar për të pasur një procedurë të suksesshme.

“Në përgjithësi, mbeten kushtet e njëjta dhe ajo që ishte e paqartë apo shkaktoi dilemë të mundshme te ofertuesit duhet të sqarohet, në mënyrë që thirrja më pas të shpallet dhe të jetë e suksesshme”, tha Boçvarski.

Sipas Dekretit, bëhet fjalë për mjete prej pesë milionë euro, të shpërndara në tre vjet, për vitin 2023, 2024 dhe 2025.

“Mund të përsëris dhe këtë herë nuk do të qëndrojmë në zgjedhjen e një kompanie, por sigurisht që interesi ynë është që më shumë kompani të hyjnë në trafikun ajror, tha ai.

Sa i përket vlerës së subvencioneve, ministri sqaroi se është një shumë e harmonizuar me Komisionin Evropian dhe në përputhje me rregulloret evropiane.

You may also like