Premier Liga gati të josh brazilianin, ofrojnë 200 mln për Viniciusin. Vjen kundërpërgjigja e Realit

by admin
Spread the love

Kilië Mbape ka qenë shënjestër e disa skuadrave këto vite përveç Realit të Madridit. Klubet kryesore në Europë janë përpjekur të nënshkruajnë me të.

Ka pasur dhe përpjekje konkrete si Livepruli me anë të trajnerit Jyrgen Klop. Megjithatë, francezi e ka të qartë se cili është plani i tij, duke ndjekur ëndrrën e fëmijërisë, të luajë për Realin e Madridit. Një ëndërr që është afër përmbushjes nëse nënshkrimi i tij për “los blancos” do konfirmohet në të ardhmen e afërt. Ardhja e Mbapesë në Madrid mund të shkaktojë një përplasje egosh në sulmin e bardhë me Viniciusin, pronar të krahut të majtë, pozicion ku luan ylli francez i PSG-së. Nisur nga konflikte të mundshme në dhomat e zhveshjes së Realit, një sërë klubesh janë gati te dera për të përfituar.

Emrat janë ata të njëjtit. Liverpuli dhe Çelsi në Premier Ligë, si dhe Paris SG-ja në Francë ia kanë vënë syrin brazilianit, për të cilin do të ishin të gatshëm t’i ofronin Realit të Madridit 200 milionë euro për transferimin e tij. Lajmi është bërë me dije në emisionin “El Debate”. Kësaj i shtohet se vetë lojtari e ka bërë të qartë se është lodhur duke luajtur në futbollin spanjoll për shkak të mungesës së mbrojtjes nga ana e gjyqtarëve dhe sulmeve të vazhdueshme raciste. Deri më sot ai ka depozituar 18 ankesa për sulme raciste ndaj tij pa asnjë dënim. Një situatë që po e çon në kufi, siç e tregoi ai vetë në konferencën për shtyp që dha me Brazilin para miqësores kundër Spanjës javën e kaluar.

Megjithatë për treshen e 200 milionëve nuk do të jetë e lehtë. Klubi madrilen nuk është i gatshëm të ndahet me të, madje po mendon të rinovojë kontratën e tij verën e ardhshme. Ajo aktuale përfundon në vitin 2027 dhe ideja është ta zgjasë deri në vitin 2029.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like