Preka fundin…, moderatorja: Kam tentuar t’i bëj diçka vetes për një person që e doja

by admin
Spread the love

Meriton Mjekiqi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me produksionin e Big Brother, dhe për këtë gjatë mbrëmjes së djeshme, pas spektaklit, nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.

“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.

Ndërkohë situata vazhdon e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.

Françeska: Nuk ia vlen

Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?

Meritoni: Të sjellin zarfin e zi

Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën

Meritoni: Pa merak

Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?

Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë

Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes

You may also like