Prej muajsh në luftë, vullnetarët në gatishmëri për të ndihmuar ukrainasit

by admin
Spread the love

Prej muajsh luftime intensive Ukraina po përballet me pasojat katastrofike të agresionit rus.

Një nga zonat më të prekura është Avdiivka zonën lindore, ku ndërtesat janë shkatërruar totalisht. Në zonë janë strehuar dy mijë njerëz që kanë qëndruar aty pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme.

Në ndihmë të tyre kanë ardhur vullnetarqë të cilët po sfidojnë rrezikun i cili i kanoset.

“Është e vështirë që njerëzit të heqin dorë nga ajo që blenë. Njerëzit fituan dhe ndërtuan, dhe papritmas humbasin gjithçka… imagjinoni një të moshuar që përpiqet të rivendosë diçka. Një makinë larëse kushton shumë. Ata përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin, t’u sjellin ujë pensionistëve ose të presin dru. Disa ushtarë më ndihmuan kohët e fundit dhe më sollën 40 litra Naftë, sepse mbarova. Dhe djemtë nga një njësi tankesh sapo ma dhanë”, u shpreh Makar – vullnetar.

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Rusia sulmoi Ukrainën, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme. Shumë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur vendin e tyre. Ndërtesat tashëm janë kthyer në gërmadha, për të cilat do të duhet investime të shumta për rikuperim.


Top Channel

You may also like