“Prehu në paqe Gabriel” – Kanceri i mori jetën në moshën 8-vjeçare, tifozët e Interit nderojnë shqiptarin

by admin
Spread the love

Në takimin Inter-Liverpool që u zhvillua ditën e mërkurë për raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve, tifozët zikaltër shpalosën një banderolë në stadiumin ‘Giussepe Meazza’.

“Pusho në paqe Gabriel, luftëtar i vogël”, shkruhej në pankartën e tifozëve italianë.

Dedikimi ishte për 8-vjeçarin shqiptar Gabriel Çelaj i cili luante me të rinjtë e Lodit dhe ishte një tifoz i Interit.

Gabrieli vdiq nga limfoma (lloj kanceri që prek sistemin limfatik).

Ai luante në skuadrën e Gso San Fereolo Qyteti i Lodit, miq dhe të afërm e përshëndetën për herë të fundit vogëlushin të martën, në kishën e Robadello.

You may also like