Prapaskenat: Ja kërkesat e Messit per rinovim që sollën largimin nga Barcelona

by admin
Spread the love

Edhe pse Lionel Messi ka nisur sezonin e ri me PSG-në, periudha e tij tek Barcelona nuk harrohet lehtë si nga ana e argjentinasit, ashtu edhe nga tifozët katalanas. Largimi i tij nga katalanasit mund të konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e futbollit të luajtur, që pati po ashtu edhe shumë polemika nga tifozët për drejtuesit e klubit.

Së fundmi kanë dalë në dritë prapaskena të reja në lidhje me largimin e Leos nga katalanasit. Prestigjozja spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar plot 11 kërkesa nga ana e argjentinasit si kusht për të rinovuar me blaugranat.

Ndër të tjera, argjentinasi kishte kritere si paga, ku argjentinasi fillimisht do të kishte 20% ulje në pagën fikse për sezonin 2020/21, por kjo do të rikuperohej 10% në sezonin 2021/22 dhe 10% në sezonin 2022/23 me 3%  interes vjetor. Gjithashtu ‘pleshti’ kërkonte të kishtë në stadiumin “Camp Nou” një ‘box’ privat për familjen e tij dhe të Suarez, në mënyrë që të ndiqnin ndeshjet.

Përfaqësuesit e Messit kishin përfshirë në kërkesat e tyre shumë bonuse të tjera. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë do të përfitonte 10 milionë euro sapo të firmoste kontratën dhe gjithashtu në listë ishte përfshirë edhe organizimi i fluturimit privat për festën e Krishtlindjes për të gjithë familjen në Argjentinë.

Përpos këtyre kërkesave, duke shtuar këtu edhe problemet financiare të Barcelonës, këta të fundit vendosën të mos rinovojnë me yllin argjentinas duke realizuar kështu një nga largimet më të dhimbshme në historinë e klubit.

Foto: Leo Messi Facebook

You may also like