Prapaskena e merkatos, Lautaro Martinez kishte firmosur për Atleticon

by admin
Spread the love

Prestigjiozja spanjolle, Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante të merkatos. Bëhet fjalë për vitin 2017 kur Lautaro Martinez ishte shumë pranë transferimit tek Atletico Madrid, përpara se të futej në lojë Interi.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja, Lautaro kishte firmosur kontratën e tij me Atleticon, madje kishte kryer edhe vizitat mjekësore. Pritej vetëm data për të bërë transferimin zyrtar, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Në atë moment në skenë doli Interi që bindi lojtarin të anulonte gjithçka për të veshur fanellën zikaltër. Kështu, në vitin 2017 Lautaro zgjedh Interin fanellë të cilën e mban veshur edhe sot. /oversport.tv

You may also like