Prapakthehu e papritur, Çavi tani dëshiron të qëndrojë te Barça por nuk bind klubin

by admin
Spread the love

Deri pak javë më parë, Barcelona po bënte gjithçka që kishte mundësi që të bindte Çavi Hernandez që të ndryshonte vendimin që kishte marrë në janar për t’i dhënë fund eksperiencës së tij në pankinën e katalanasve në fund të këtij sezoni. Sot, situata është komplet e kundërta.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se në situatën aktuale, Çavi ka dëshirë që të vazhdojë në drejtimin e Barcelonës, qoftë edhe për faktin se do të tregojë se nuk ishte rastësi suksesi i një viti më parë dhe për të tentuar që të kthejë përsëri në majë katalanasit. Ndaj ai shpreson që në takimin e planifikuar në javën e ardhshme me drejtuesit e klubit, të shpjegojë se pse është gati të vazhdojë marrëveshjen ashtu siç kishte nënshkruar fillimisht.

Megjithatë, situata tashmë është përmbysur, pasi raportohet se Juan Laporta nuk është më i bindur për aftësitë e trajnerit të tij. Gabimet radhazi të katalanasve në Ligën e Kampioneve si dhe në kampionat, kanë vënë në diskutim aftësitë e Çavit për të zgjidhur situata të komplikuara. Ndaj në këto momente, duket se edhe Laporta ka vështirësi të pranojë qëndrimin e Çavit përtej fundit të këtij sezoni të cilin skuadra e mbylli pa asnjë trofe të fituar.

PANORAMASPORT.AL

You may also like