Pranohen tre nga katër kandidaturat për kryetar në LSDM

by admin
Spread the love




Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska në konferencë për shtyp tha se sipas Rregullores, janë pranuar tre kandidatura për kryetar të LSDM-së nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Ajo theksoi se afati për paraqitjen e kandidaturave skadon sonte, ndërsa deri tani janë parashtruar katër kandidatura.

“Sot sipas rregullave u vendos se tre kandidatura janë përmbushur me tre dokumente sipas rregullave dhe kushteve të parapra, ndërsa kandidatura tjetër është hequr me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor”, tha Petrovska.

Për kryetar të LSDM-së kanë kandiduar Dimitar Kovaçevski, Vllastimir Aleksovski, Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski.


You may also like