PRAGË – Republika Çeke blen armatime suedeze dhe avionë amerikanë F-35

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 20 korrik /ATSH-DPA/- Qeveria çeke njoftoi sot se po hynte në negociata të drejtpërdrejta për të blerë avionë stealth F-35 nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës dhe automjete luftarake të këmbësorisë suedeze CV-90, duke thënë se nevojiteshin mbrojtje më të mira mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Ngjarjet aktuale në lindje dhe situata e përkeqësuar e sigurisë tregojnë qartë se ne nuk mund ta shtyjmë më modernizimin e ushtrisë sonë”, tha ministrja e Mbrojtjes Jana Cernochova, duke iu referuar sulmeve të Moskës ndaj Ukrainës.

Blerja e 24 avionëve luftarakë me shumë role të gjeneratës së fundit të prodhuar nga Lockheed Martin do të zëvendësojë 14 interceptorë Saab JAS-39 Gripen të prodhuara nga Suedia, për të cilët kontrata e qirasë skadon në 2027.

Republika Çeke është pjesë e forcës së NATO-s që patrullon rajonin e Baltikut. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like