PRAGË – Kryeministri Fiala miraton ndërtimin e centralit të ri bërthamor

by admin
Spread the love

PRAGË, 17 mars/ATSH-DPA/- Kryeministri çek Petr Fiala ka miratuar sot ndërtimin e centralit të ri bërthamor së bashku me një reaktor ekzistues, në një përpjekje për të ndihmuar në uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

“Ne duam të bëjmë një hap të mëtejshëm drejt pavarësisë energjetike”, tha Fiala, duke vënë në dukje se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tregoi sesa i rëndësishëm ishte ky qëllim.

Rusia është furnizuesi më i madh i Bashkimit Evropian me gaz natyror.

Ndërtimi i reaktorit në Dukovany, në jug të vendit do të kushtojë të paktën 6 miliardë euro (6.65 miliardë dollarë).

Furnizuesit rusë dhe kinezë janë përjashtuar efektivisht nga projekti pas një ndryshimi të ligjit. Kompanitë amerikane, franceze dhe koreano-jugore kanë treguar interes për ndërtimin e centralit.

Qeveria në Pragë synon të rrisë pjesën e energjisë bërthamore nga rreth një e treta në më shumë se gjysmën deri në vitin 2040.

Organizata mbikqyrëse e korrupsionit “Transparency International” kritikoi planet e zgjerimit të centralit bërthamor.

Tenderi do të ndahet deri në fund të vitit 2024, me synimin për të nisur operacionet e provës në vitin 2036.

Centrali bërthamor Dukovany ndodhet rreth 210 kilometra në lindje të qytetit gjerman të Passau dhe më pak se 100 kilometra në veri të Vjenës.

Fabrika ekzistuese ka funksionuar për më shumë se 35 vjet, duke ngritur shqetësimet e ambientalistëve se përbënte një rrezik për sigurinë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like