PRAGË – Austin: Avancimi i trupave ukrainase në Kherson, Kharkiv, inkurajues

by admin
Spread the love

PRAGË, 9 shtator /ATSH-DPA/ –Sipas Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, raportet për avancimin e Ukrainës në ofensivën e vazhdueshme të Kievit kundër forcave ruse janë inkurajuese.

“Po vihet re se trupat ukrainase kanë avancuar me sukses në Kherson, në Kharkiv, dhe kjo është shumë, inkurajuese”, deklaroi sot Austin të përpara një vizite në Pragë.

I pyetur se pse SHBA-ja nuk e kishte furnizuar Ukrainën me raketa me rreze veprimi edhe më të gjatë se ai i raketave ekzistuese HIMARS, Austin u përgjigj në mënyrë të paqartë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për t’iu dhene forcave ukrainase atë që u nevojitet për të qenë të suksesshëm,” u përgjigj Austin.

Bisedimet e tij në Pragë u përqendruan në rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Republikës Çeke, të dy vendet partnere në aleancën perëndimore të NATO-s.

Pas takimit me homologen e tij çeke, Jana Černochová, Austin tha se të dyja palët janë të interesuara për të mbyllur marrëveshjen respektive sa më shpejt të ishte e mundur.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se SHBA-ja dëshironte ta vendoste Ukrainën në një pozicion të fortë negociator diplomatik mes kundërofensive të saj të vazhdueshme kundër Rusisë.

“Në këtë moment, ne nuk shohim asnjë tregues nga Rusia se ajo është gati për të ndjekur seriozisht një diplomaci të tillë. Por kur të vijë koha, Ukraina duhet të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm”, tha Blinken në Bruksel pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like