Prag Çekia/ Stërvitja e fundit, Kombëtarja kuqezi mbyll përgatitjet në “Air Albania”

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare mbylli sot përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë.

Takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian Gjermani 2024.

Pas konferencës zyrtare për shtypin, ku u shfaqën trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti, ekipi doli në fushë dhe u stërvit për rreth një orë. Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku, teksa grupit iu bashkua edhe mesfushori Klaus Gjasula.

Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e nesërm ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.

Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, me takimin që është programuar të nisë në ora 20:45. Sfida do të transmetohet live në Shqip 2.


Top Channel

You may also like