Pozicionet në fushë dhe miqësorja ndaj Gjeorgjisë, Asllani e Roshi flasin hapur

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani debutoi si titullar me Shqipërinë në miqësoren kundër Gjerogjisë, ndërsa në linjën e djathtë ishte titullar Odise Roshi. Të dy pas ndeshjes e vlerësuan paraqitjen e kombëtares, edhe pse barazuan në këtë miqësore.

Asllani, i cili luan për Empolin në Serie A që transmetohet në Oversport, për RTSH pa ndeshjes deklaroi: “Jam i emocionuar shumë. Çunat më kanë pritur shumë mirë. Bëmë një ndeshje të mirë. Do të ishte më mirë të fitonim para tifozëve tani, por luajtëm mirë.

Jam përshtatur mirë me të gjithë, si me Gjasulën, Ramadanin, Çekiçin apo Laçin. Unë kam numrin 6 dhe ndihem mirë kur luaj në pozicionin e numrit 6. Luajtëm mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Golat do të vijnë në vijim”.

ROSHI – Mesfushori i Boluspor foli pas duelit kundër Gjeorgjisë: “Ishte një ndeshje pozitive. Gjeorgjia ka një ekip shumë të mirë, janë mirë fizikisht dhe faktikisht. E dominuam lojën komplet, vetëm goli mungoi.

Rejës i pëlqen më shumë 3-5-2, unë kam luajtur më shumë me 4-3-3, por duhet t’i përshtatemi skemës së misterit. Mund të kisha vazhduar unë në fushë deri në fund, por trajneri zgjodhi të hidhte Lenjanin”. / oversport.tv

You may also like