Portieri i City-t i bashkohet ngacmimeve për tifozët e Arsenal: Nisni dhe lotoni

by admin
Spread the love

Manchester City fitoi me shifrat 4-1 ndaj rivalit kryesor për titull në Premier League, Arsenal.

Topçinjtë edhe pse mbeten në krye me dy pikë më shumë se The Citizens, vuajnë faktin që kanë luajtur dy ndeshje më shumë se City me këta të fundit që kanë në këmbët e tyre fatet e kampionatit. Ndërkohë, suksesi në Etihad Stadium u përjetua me një entuziazëm të lartë nga ana e tifozëve të Cityt teksa festës së tyre në fund të 90 minutave nuk ngurroi t’i bashkohej edhe Ederson.

Portieri brazilian u pa duke bërë disa gjeste në drejtim të tifozerisë së Arsenal, ndërsa ajo që bëri më shumë bujë ishte momenti kur Ederson u tall me ta duke bërë shenjën e lotëve.

Mesazhi i numrit një të Manchester City ishte i qartë duke nënkuptuar se tashmë titulli i Premier League ndryshoi destinacion dhe se në fund do të jenë lojtarët e The Citizens ata që do të ngrenë lart trofeun./ Shqip


Top Channel

You may also like