Portieri Diant Ramaj, nga Eintracht Frankfurt transferohet te  Ajax pë 12 milionë euro – Shqip

by admin
Spread the love

Portieri kosovar i Eintracht Frankfurt, Diant Ramaj do ta vazhdojë karrierën e tij te gjiganti evropian, Ajax.

Ramaj do të transferohet te Ajaxi pasi klubet kanë arritur marrëveshje pas një shumë të paguar prej 12 milionë eurove.

Portieri i talentuar nga Kosova ka dy vite që është pjesë e ekipit të parë të Eintracht Frafnkfurt ku iu bashkua nga Heidenheim për shumën e 100 mijë eurove.

Gazeta e madhe holandeze De Telegraaf ka raportuar se tanimë drejtuesit e Ajaxit kanë arritur marrëveshje me portierin kosovar.

21-vjeçari ka pasur vetëm dy paraqitje në Bundesliga me Eintracht Frankfurtin, derisa është pëlqyer shumë nga drejtuesit e skuadrës nga Amsterdami.

You may also like