PORSCHE MES MOTORSPORTIT DHE PROJEKTIT TË RI MISION R –

by admin
Spread the love

Lëvizshmëria elektrike dhe lëndët djegëse sintetike. Motorsporti dhe neutraliteti i karbonit. Oliver Blume, president i këshillit të administrimit, konfirmon vizionin e kompanisë gjermane

Inaugurimi i qendrës së përvojës Porsche (Pec) Franciacorta. Bëhet fjalë për një “park lojërash” të sofistikuar për të rriturit që janë të apasionuar pas shpejtësisë dhe performancës në Castrezzato (BS). Një mundësi për presidentin e këshillit të administrimit, Oliver Blume që të përsërisë qëndrimin e kompanisë në respekt ndaj çështjeve të momentit. Duke filluar me mosdorëzimin e çipeve, të cilat kanë trazuar të gjithë zinxhirin e furnizimit të automobilave prej muajsh. Si ka ndikuar kriza në sektorin e automobilizmit te Porsche? “Prodhimi ynë ra me rreth 10%, por kjo nuk na pengon të synojmë sërish shitjet rekord në Evropë. Ne kemi krijuar një task forcë të dedikuar, me detyrën e menaxhimit të progresit të përditshëm, por edhe përgatitjes për të ardhmen, duke punuar me të gjithë furnitorët e grupit Volksëagen. Besoj se mungesa e çipit do të vazhdojë gjatë të gjithë vitit 2022, me kohë dhe mënyra të ndryshme në varësi të llojit të produktit. Duhet mbajtur parasysh gjithashtu se në pesë vjet, kërkesa për çipa do të dyfishohet në krahasim me sot. Zgjidhja nuk është afër. Megjithatë, synimi ynë është të menaxhojmë kohën e pritjes, në mënyrë që të mos penalizojmë shumë klientët tanë”, thotë ndër të tjera në intervistën e tij, presidenti i këshillit të administrimit, Oliver Blume.

A keni ndërhyrë te pajisjet për të garantuar dërgesat?

Jo, niveli i produkteve tona duhet të mbetet i njëjtë si gjithmonë, duke garantuar një shkallë të lartë personalizimi.

Një tjetër pikë e fortë e juaja është motorsporti. Si përshtatet me përkushtimin ndaj neutralitetit të karbonit?

Strategjia në motorsport ndjek atë të një produkti. Prandaj, aspekti i qëndrueshmërisë bëhet gjithnjë e më qendror. Ne mendojmë se makinat elektrike kanë potencial të madh edhe në gara. Performanca përmirësohet çdo vit. Formula E, për shembull, nuk është shfrytëzuar plotësisht në këto dy vite të pandemisë. Ne jemi duke punuar në një prototip për gara në distanca të gjata. Kjo nuk do të thotë anulim endotermik të 911. Të dyja seritë do të bashkëjetojnë.

Porsche është gjithashtu një mbështetës i vendosur i karburanteve sintetike…

Ne po investojmë te e-karburantet, jo vetëm në ato të sektorit të automobilave, por edhe në atë të aeronautikës. Qëndrueshmëria duhet të jetë globale, nuk mund të fokusohemi ekskluzivisht te makinat elektrike.

Kur duhet të fillojë eksperimenti?

Prodhimi do të nisë vitin e ardhshëm dhe testi i parë do të jenë garat, ku presim një ulje prej 90% të emetimeve. Gjithashtu do të jetë e mundur të provohet në qendrën e përvojës Franciacorta Porsche. Ata do të jenë pjesë e eksperiencave që duam t’u përcjellim klientëve, si besnikë ashtu edhe potencialë. Dhe dua të nënvizoj se si edhe në këtë fushë i kemi qëndruar besnikë rolit të pionierëve që kemi pasur gjithmonë në frontin e produkteve. Ne po kërkonim karburante të qëndrueshme, nuk i gjetëm dhe vendosëm t’i prodhonim. Një projekt që përfshin partnerë të rëndësishëm dhe po ngjall interes të madh nga investitorët. Në fund të fundit, pritet që tregu i e-karburantit mund të jetë me vlerë 1 miliard dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Porsche ka shpallur neutralitetin e karbonit për vitin 2030. Ju do të jeni ndër prodhuesit e parë të makinave që do ta arrini atë. Çfarë nënkupton?

Mendoj se dekarbonizimi është angazhimi kryesor i brezit tonë dhe brezit të ardhshëm. Është një proces kompleks, i cili fillon me inxhinierinë, kalon përmes përdorimit të materialeve të qëndrueshme dhe energjisë së rinovueshme dhe përfundon me përfshirjen e të gjithë zinxhirit të furnizimit. E përsëris: nuk mjafton të mendosh ekskluzivisht për lëvizshmërinë elektrike. Ne gjithashtu duhet të punojmë në fronte të tjera, si fotovoltaikët dhe e-karburantet, të cilat mund të jenë një zgjidhje për prodhuesit e vegjël të supermakinave me motorë me djegie të brendshme. Edhe pse mendoj se në të ardhmen aty do të mbërrijë edhe energjia elektrike. Në çdo rast, duhet të mendojmë globalisht dhe të marrim përgjegjësi, qoftë edhe në lidhje me rikualifikimin e fuqisë punëtore: një aktivitet që e kemi nisur prej gjashtë vitesh.

Pa lënë pas dore emocionin, kur po planifikoni të krijoni supermakinën e radhës?

Nuk kemi vendosur ende për kohën apo edhe çfarë lloj motori do të ketë: është ende shumë herët. Ndërkohë, është e rëndësishme të testohen risitë e Mision R në pistë, për të parë se cilat teknologji duhet të transferohen në makinat e prodhimit në fillim dhe, në një fazë të mëvonshme, në supermakinën e ardhshme. Ne kemi një program shumë të zënë për të përmirësuar portofolin tonë të produkteve gjatë katër deri në pesë vitet e ardhshme.

Pra, a përfaqëson Misioni R për motorsportin atë që ishte misioni E për elektromobilitetin?

Pikërisht. Misioni E është bërë Taycan, sepse gjithçka që ne prezantojmë bëhet produkt. Misioni R nuk është thjesht një studim, por një pikturë e madhe që tregon të ardhmen e Porsche edhe në motorsport. Kjo e Franciacorta-s, ndër të tjera, është e vetmja qendër eksperience e Porsche që do të presë garat.

Ai është gjithashtu më i madhi nga tetë Pec-t që operojnë në botë dhe kushton 28 milionë euro. A mund ta lexojmë si shenjë vëmendjeje për tregun italian?

Porsche Italia ka lindur në vitin 1985 dhe që atëherë, ne kemi investuar gjithmonë shumë në vendin tuaj. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në fund të fundit, ju italianët e dini se çfarë është pasioni. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne.


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like