Porosia e Rifat Jasharit që “s’ka vesh” ta dëgjojë – Shqip

by admin
Spread the love

Në 25-vjetorin e Epopesë së Jasharajve, me flijimin e Adem Jasharit e një pjese të familjes së tij nga mizoria serbe, emri i të cilit ngjizet dhe atë të UÇK-së, vëllai i heroit përcolli një mesazh për politikën kosovare nga foltorja e Kuvendit të Kosovës,

Rifat Jashari iu drejtua deputetëve me këto fjalë: “Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi, dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”.

Por me gjasë kjo është e pamundur. Së paku duke parë se ç’ka ndodhur në politikën kosovare prej 99-ës e deri më sot.

Në asnjë rast politika kosovare nuk ka shfaqur ndonjë shenjë principi për unitet, madje as në narrativën e aktorëve kryesorë të saj.

Edhe në shpalljen e Pavarësisë s’ka patur unitet, jo në votim parlamentar, por në qasje të tjera, ku ai që drejton sot Kosovë, Albin Kurti, ka kontestuar flamurin e ri të Kosovës si pjesë e Pavarësisë e po ashtu himnin. Në festime gjithashtu vend kryesor zinte vetëm figura e Thaçit.

Mesazhi i agës Rifat shkonte sidomos për sfidën aktuale, atë të një marrëveshjeje me Serbinë diktuar nga ndërkombëtarët, ku jo që s’ka unitet, por as thirrje për të qenë unikë në këtë moment historik. /tesheshi.com/     

 

 

You may also like