Polonia të paguajë një milion euro në ditë – Shqip

by admin
Spread the love

Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian urdhëroi të mërkurën Poloninë të paguajë një milion euro gjobë në ditë për mospezullimin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës Supreme të këtij vendi.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë erdhi pasi Komisioni Evropian kërkoi “gjoba financiare” për të siguruar respektimin e vendimit nga korriku, raporton AP.

Gjykata tha se dënimi ishte “i domosdoshëm për të shmangur dëme serioze dhe të pariparueshme ndaj rendit juridik të BE-së dhe vlerave mbi të cilat bazohet Unioni”, dhe në veçanti dëmtimin e shtetit të së drejtës.

Më herët, kryeministri polak Mateusz Morawiecki akuzoi BE-në se ka bërë kërkesa ndaj Varshavës duke i vënë “pushkën në kokë” dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje Brukselit të tërheqë kërcënimet për sanksione ligjore dhe financiare nëse dëshiron të zgjidhë krizën e sundimit të ligjit në atë vend evropian.

Morawiecki i tha Financial Times se çdo lëvizje për të reduktuar “fondet e kohezionit” do të përballej me një hakmarrje të fortë.

“Ne besojmë se kjo tashmë është një qasje dhe diktim diskriminues nga Brukseli. Por, nëse kjo do të jetë edhe më keq, ne do të duhet të mendojmë për strategjinë tonë”, tha kryeministri i Polonisë. /tesheshi.com/

You may also like