Polonia nis Nations League me fitore, përmbys në shtëpi Uellsin

by admin
Spread the love

Polonia e ka nisur me fitore këtë edicion të Nations League pasi mposhti Uellsin me rezultatin 2-1. Polakët arritën të përmbysnin rezultatin pasi e panë veten në disavantazh në minutën e 58 pas golit të shënuar nga Williams.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e pastër 0-0 edhe pse të dyja ekipet kishin disa shanse të mira shënimi. Piotr Zielinski e Robert Lewandoëski kishin mundësitë më të mira për të shënuar, por pa sukses.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte një panoramë krejt tjetër pasi miqtë gjetën edhe golin që prishi ekuilibrat me anë të Willimas. Një gol që nuk e bëri Poloninë të humbiste toruan, pasi gjeti edhe golin e baraspeshës me anë të Kaminski.

Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Swiderski gjeti edhe golin e dytë për Poloninë duke vulosur rezultatin final në 2-1. Me këtë fitore, Polonia merr tre pikët e para në grupin 4 të Nations League në kategorinë A. /oversport.tv

Foto: Łączy nas piłka, Facebook

You may also like