Polonia në krah Finlandës dhe Suedisë nëse Rusia godet para antarësimit në NATO

by admin
Spread the love

Polonia do t’i dalë në ndihmë Suedisë dhe Finlandës nëse ato sulmohen përpara se të anëtarësohen në NATO, tha të enjten kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“E shoh pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO si një sinjal të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Evropë,” tha ai gjatë një konference.

“Dua ta bëj të qartë se në rast të një sulmi ndaj Suedisë, ose Finlandës gjatë procesit të anëtarësimit të tyre, Polonia do t’u vijë në ndihmë”, shtoi ai.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s të mërkurën, vendim ky i nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Rruga Press

You may also like