Polonia me kritika për Gjermaninë, nuk ia dorëzoi tanket

by admin
Spread the love

Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake.

“Ndihma ushtarake gjermane – pavarësisht nëse është për Ukrainën apo nëse është për vendet që ofrojnë atë ndihmë – nuk i përmbush pritjet”, tha ai.

Polonia po mbështet vendin e saj fqinj me tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe Varshava e ka bërë të qartë se pret zëvendësime nga partnerët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në këmbim.

Një pjesë e madhe e arsenalit të tankeve në forcat e armatosura polake përbëhet nga tanke gjermane Leopard./ REL

You may also like