POLONI – Morawiecki: Lufta Rusi-Ukrainë do të përcaktojë të ardhmen

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 11 mars /ATSH-PAP/ – Rezultati i luftës Rusi-Ukrainë do të përcaktojë dekadat e ardhshme, i tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki homologut të tij kanadez, Justin Trudeau.

Trudeau ndodhet në kryeqytetin polak për të diskutuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

Ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me presidentin Andrzej Duda dhe zëvendëspresidenten e SHBA-s Kamala Harris, e cili ndodhet gjithashtu në Varshavë.

“Ne po takohemi në rrethana të vështira për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë. Po takohemi në një pikë të kthimit në histori që do të përcaktojë të ardhmen e viteve të ardhshme, ndoshta dekadave”, tha Morawiecki.

“Ne duhet të jemi të fortë dhe të bashkuar. Ne duhet të përpiqemi për të qenë të pavarur nga nafta dhe gazi rus dhe t’i bëjmë sanksionet më efektive”, tha kryeministri kanadez.

Trudeau falënderoi Poloninë për qëndrimin e saj “të jashtëzakonshëm” në krizën e Ukrainës, veçanërisht ndihmën e saj të gjerë për refugjatët ukrainas.

Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për të dënuar Rusinë “më ashpër” për shkeljet e saj të ligjit ndërkombëtar dhe statutit të Kombeve të Bashkuara.

Trudeau shtoi se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë ishin “të vështira dhe të rënda dhe do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë”./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like