POLONI – Mbërrijnë trupat e para amerikane

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 6 shkurt /ATSH-PAP/ – Një avion me ushtarë amerikanë u ul dje në Jasionka, pranë Rzeszow, në Poloninë Jugore, si pjesë e reagimit të Perëndimit ndaj qëndrimit agresiv të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas Ministrisë polake të Mbrojtjes, rreth 1 700 ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror me bazë në Fort Bragg, Karolina e Veriut, pritet të mbërrijnë në Poloni për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Të premten, tetë avionë me pajisje dhe logjistikë u ulën në Jasionkë.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka kërkuar lëshime nga NATO, duke përfshirë garancitë se blloku nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri lindor.

NATO ka hedhur poshtë kërkesat e Kremlinit.

Rreth 4 500 ushtarë amerikanë janë aktualisht të stacionuar në Poloni, si pjesë e NATO-s dhe sipas marrëveshjeve dypalëshe./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like