Politologu Ilir Kalemaj tregon shpresën e vetme që i ka mbetur opozitës: Kjo mund të shfaqë dritë në fund të tunelit

by admin
Spread the love

Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live deklaroi se opozita është duke kanalizuar pakënaqësitë e qytetarëve. Ai tha se ende nuk është parë një qëndrim i aleatëve, ndërsa theksoi se problemi është se si do arrijë opozita të unifikohet sepse kjo ndarje e dëmton.

“Janë dy gjëra së pari front opozitar dhe së dyti si subjekt. Por ndaj skepticizëm që opozita është duke kanalizuar pakënaqësinë popullore elektorale. Arsye kryesore është ndarja e fortë, çarja brenda PD dhe kësaj nuk i shmangemi dot, dhe kjo çarje po vjen duke u thelluar dhe duke dalë me sigma të veçanta vetëm dëmtojnë PD. Nëqoftëse se do garojnë në primare, kush është filozofia e tyre, cilat bashki kanë përparësi, deri tani nuk kemi parë ende një qëndrim të aleatëve. Natyrisht e kuptoj që vështirësitë janë të mëdha ndaj një pushteti që i ka të gjitha në dorë, por sot votat nuk vidhet më në kuti, ajo blihet paraprakisht dhe kur kjo qeveri ka vendet e punës në dorë, klientelë, ka mundësi të influencojë votën, ka mediat, çfarë do bëjnë këta? Pra problemi është se si do arrijë opozita të unifikohet sepse kjo ndarje i prish punë asaj”, u shpreh Kalemaj.

Më tej ai theksoi se demokraci të kulluar nuk ka pas asnjëherë, por që sipas tij Shqipëria sot është në bisht të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe se opozita duhet të rikthejë atë shpresën dhe dritën në fund të tunelit.

“Demokracia e kulluar nuk ka ekzistuar në asnjë kohë dhe vend, në asnjë periudhë, por ka modele nga historia të cilat duhet të ishin implementuar. Në fakt Shqipëria jo vetëm që nuk është si gjithë Evropa, por ajo sot është në bisht të vendeve të Ballkanit perëndimor, qoftë për varfëri, qoftë për çmimet, apo nivelit të atyre që po ikin. Të gjithë këto indikatorë pa folur për arsimin, pra të gjitha këto çështje na bëjnë sot të flasim që të mos ketë shpresë, kemi rritje të polarizimit dhe pasurisë në pak duar dhe të gjitha këto e bëjnë më të vështirë ngjitjen e opozitës për të rrëzuar këtë regjim, por asgjë nuk është e pamundur. Opozita duhet të jetë bindëse për elektoratin gri dhe kjo mund të shfaqë dritë në fund të tunelit”, thekson politologu i njohur në fjalën e tij.

You may also like