Policia në Bangladesh përleshet me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të falimentimit (fotot)

by admin
Spread the love

Policia përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit që kishin mbushur rrugët kryesore të kryeqytetit Daka

Oficerët përdorën plumba gome e gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që qëllonin me gurë dhe kishin bllokuar rrugët kryesore duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit përgjegjës për varfërinë e falimentimin ekonomik të vendit.

Opozita nacionaliste BNP dhe parti aleate kanë mbajtur një seri protestash duke kërkuar largimin e Sheikh Hasina dhe ngritjen e qeverisë teknike që të kujdeset për zgjedhjet e janarit që vjen.

Përleshje shpërthyen sot në disa vendndodhje kur policia erdhi për të spastruar mijëra njerëz që bllokuan qarkullimin në rrugët kryesore të qytetit.

“Disa oficerë u plagosën dhe ne qëlluam me plumba gome e gaz lotsjellës,” tha shefi i policisë së Daka, Faruq Ahmed, duke shtuar se përplasjet ndodhën në të paktën katër vendndodhje.

Ahmed tha se disa deputetë opozitarë ishin ndaluar dhe se ishte pezulluar transporti mes disa qyteteve.

Partia e Hasina qeveris në Bangladesh prej vitit 2009 dhe është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion e autoritarizëm, të shoqërura me një rrënim ekonomik e rritje të varfërisë ekstreme.

Në protestat e muajve të fundit forcat e sigurisë akuzohen se kanë arrestuar mijëra aktivistë opozitarë, kanë bërë vrasje jashtë gjyqësore dhe qindra mbështetës opozitarë janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Ata kanë vendosur gjithashtu në arrest shtëpie kreun e opozitës BNP, ish-kryeministrin Khaleda Zia, me akuza korrupsioni.


Top Channel

You may also like