Policia ndalon turmat e protestuesve gjatë vizitës së Macron në lindje të Francës (video/foto)

by admin
Spread the love

Presidenti i kontestuar francez Emmanuel Macron ishte sot për një vizitë në rajonin Alsace ku u prit me protesta nga vendasit.

Teksa ai udhëtoi drejt qytezës së vogël të Mutterscholtz, rreth dyqind protestues ishin mbledhur, disa prej të cilëve me jelekë të sindikatave të punëtorëve dhe me pankarta “Macron non grata”, të cilët shtyheshin prapa nga forcat e policisë.

Prapa turmave në fasadën e një shtëpie një parrullë e madhe në të verdhë shkruante: “Nuk tërhiqemi, nuk ka olimpiadë!”, teksa Macron po vizitonte një kompani që do të punojë në disa vendndodhje të Lojrave Olimpike Paris 2024.

Grupi prisnin presidentin para bashkisë së Muttersholtz duke shprehur sërisht zemërimin e tyre për reformën e rritjes së moshës së pensionit.

Policia kishte shtyrë prapa protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin tiganë e tenxhere që i trokisnin, me simbolikën “që të dëgjohen” nga autoritetet.

Pas tre muajsh revolte ndaj ligjit të pensioneve i cili tashmë është miratuar, Macron thotë se do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar.