Policia merr në “kontroll” kampin e muxhahedinëve – Shqip

by admin
Spread the love

Kontrollohet çdo automjet që hyn e del nga kampi

Policia e Shteti ka shtuar masat e sigurisë në kampin Ashrat 3 në Manë të Durrësit. Efektivët e uniformave blu do të kontollojnë cdo automjet që hyn dhe del nga kampi. Policia do të verifikojë dhe dokumentat e të gjithë banorëve të kampit

Që nga mbrëmja e të mërkurës një fugon I forcave të ndërhyrejs ë shpejtë dhe punonjës të tjerë të policisë qëndojnë në hyrjen kyesore të kampit të muxhahedinëve.

Prezenca e policisë jashtë portës kryesore nuk I ka shqetësuar banorët.

Vendimi është marrë nga policia e shtetit në bashkëpunim me SPAK për të rritur sigurinë e tyre. Sipas marrveshjes humanitare, ata nuk duhet të largohen nga kampi.

Sic shikohet në pamje policia kontrollon mjet që futet dhe del nga MEK. Po ashtu edhe muxhahedinëve u kërkohen dokumentat nëse i kanë të rregullta ose jo.

Stacionimi i policisë pranë ASHRAF 3, vjen pas shtimit të fluksit të qytetarëve që do të shkojn në plazh dhe rruga ka lëvizje të shumta. Gjithashtu edhe dyshimet për persona që mund të futen në kamp për qëllime të tjera.

Disa ditë më parë më urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në kapin ahtraf 3 në manëz dhe u sekuestruar server laptop dhe dokumentacione. Kontolli nga policia u shoqëruar me tensionime të situatës. Spak ka dyshiem se nga kampi mund të jenë kryer sulme kibernetike në drejtim të qeverisë iraniane./KlanNews

Glidona Daci

You may also like