Policia kap drogë në veri, deklarohet sërish Sveçla

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në afërsi të kufirit me Serbinë, është zbuluar laborator droge, me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht.

Ai përmes facebook-ut, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri megjithatë aksioni po vazhdon me sukses, njofton klankosova.tv.

”Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”.

Veç këtij në veri, Policia e Kosovës bashkë me zyrtarët doganorë, zhvilluan sot edhe një aksion tjetër antidrogë.

Për këtë operacion të zhvilluar në Ferizaj, reagoi po ashtu edhe ministri Sveçla, detajet të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

Sveçla flet pas aksionit ku u konfiskuan afro 70 kilogramë heroinë

 

You may also like