Policia jep detaje për sulmin ndaj Agim Ademit

by admin
Spread the love

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, është sulmuar fizikisht ditë më parë.

Policia në Prishtinë ka konfirmuar se ishte shtënë me armë zjarri gjatë një sulmi fizik ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, të martën në mëngjes në kryeqytet, megjithëse nuk ka arritur të gjejë ndonjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Shefi i futbollit në vend Ademi u sulmua nga pesë të dyshuar derisa po ecte në Parkun e Gërmisë të martën.

Njëri prej të dyshuarve kishte shtënë një herë me armë zjarri, sipas policisë.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se deri sa ishin duke ecur kanë hasur në pesë persona të dyshuar dhe janë sulmuar fizikisht nga të njëjtit. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë një herë me armë zjarri”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njoftoi se nuk është gjetur asnjë e dyshim në vendin e ngjarjes pas hetimit. Hetimi i rastit është duke vazhduar

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimin por nuk kanë gjetur ndonjë gëzhojë apo diçka tjetër të dyshuar. Njeri nga ankuesit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

Ademi ishte në shoqërinë e një personi tjetër kur u sulmua.

Ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin

You may also like