Policia ia ndërpret koncertin, Mozzik publikon video nga vendi i ngjarjes

by admin
Spread the love

 

 

Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu me nofkën “Mozzik” ka publikuar një video nga momenti kur Policia e Kosovës ia ndërprenë koncertin në Gjilan.

Në rrjetin e tij social Instagram, Mozzik ka publikuar video nga momenti kur Policia e Kosovës ka hyrë brenda lokalit dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të largohen.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në oborrin e diskotekës ku ka performuar reperi “Mozzik” është gjetur një mjet i pashpërthyer dhe një gëzhojë e armës.

“Stacioni policor Gjilan me datën 28.07.2023, rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurtë janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë./Botapress.info/

You may also like