Policia franceze, dron për protestat e çmendura – Shqip

by admin
Spread the love

Policia franceze lejohet të përdorë drone të pajisur me kamera për një gamë të gjerë detyrash, duke përfshirë monitorimin e grumbullimeve masive dhe kontrollin kufitar.

Rregullorja e re lejon policinë, doganat ose ushtrinë të përdorin dronë për të parandaluar sulmet ndaj njerëzve ose pronës, për të krijuar siguri për tubimet në vende publike, si dhe për të ruajtur ose rivendosur rendin publik kur ka të ngjarë që tubimet të shqetësojnë seriozisht publikun.

Dronët mund të përdoren gjithashtu për parandalimin e akteve terroriste, rregullimin e flukseve të transportit, mbikëqyrjen e kufirit dhe shpëtimin e njerëzve, sipas dekretit.

Ligji i Sigurisë

Rregullorja zbaton në mënyrë të detajuar dhe praktike ligjin e sigurisë të miratuar në parlament vitin e kaluar.

Organizata franceze për mbrojtjen e privatësisë së të dhënave CNIL kërkoi në mars që të publikohej një politikë e detajuar e përdorimit, duke përfshirë informacione për publikun e interesuar në lidhje me përdorimin e dronëve.

Dekreti për këto kompetenca të policisë është publikuar këto ditë në Fletoren Zyrtare.

Ajo vjen pak më shumë se një vit para Olimpiadës së Parisit dhe në një kohë kur ka protesta masive kundër reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Franca, e trajtuar ndryshe si pol global qytetërimi, me krenari kombëtare Revolucionin Borgjez, është dënuar të ketë dhunë revolucionare në protesta të ndryshme, deri në kaos e anarki, për ironi një dhunë e ngjizur pikërisht në revolucionin e saj deri dhe mizor me prerje kokash. /tesheshi.com/

You may also like