Policia arreston në Haraçinë një preson të dyshuar për mbajtje të armëve

by admin
Spread the love




Ekipi operativ i Policisë ka kryer bastisje në bashkëpunim me pjesëtarët e Departamentit për operacione speciale policore dhe zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti ilegale në MPB Shkup  në fshatin Haraçinë. Gjatë aksionit është privuar nga liria N.R.(49) nga fshati Haraçinë. Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, me të cilin i është kërkuar vuajtja e dënimit me burg prej një viti e gjysmë, lidhur me nenin 396 të Kodit Penal, për prodhim të paautorizuar, mbajtjen dhe tregtimin e armëve dhe lëndëve plasëse. Personi është ndaluar në komisariat dhe do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin me burg.


You may also like