Polemika në shtëpinë e Ferrarit, babai i Sainz: Djalin tim e trajtojnë ndryshe nga Leclerc

by admin
Spread the love

Dueli i dy makinave Ferrari në xhirot e fundit të Çmimit të Madh të Italisë duket se ka lënë një “shije të hidhur” në skuderinë italiane.

Carlos Sainz ishte ai që zuri vendin e tretë duke lënë jashtë podumi Charles Leclerc. Piloti spanjoll nuk lëshoi asnjë centimetër në pistë ndaj pilotit monegask dhe festoi podiumin në pistën e Monzas.

Pas kësaj gare, komentet ishin të shumta teksa edhe në bokset e Ferrarit prisnin që dueli të mos ishte aq i ashpër sidomos nga ana e Sainz. Për t’i “hedhur” më shumë benzinë zjarrit, mendon babai i Sainz i cili është i bindur se italianët nuk i trajtojnë në mënyrë të barabartë dy pilotët e tyre.

“Është një situatë shumë “interesante” te Ferrari. Ndryshojnë sjellje për punë sekondash dhe si përfundim është gjithnjë djali im ai i cili duhet të marrë leje për të sulmuar. Është gjithnjë Carlos ai i cili nuk e kupton kurrë pse kur është pas Leclerc nuk mund të parakalojë. Ndryshe ndodh për Leclerc, kur ai është pas nuk e detyron askush të qëndrojë aty dhe i lejohet rrugë e lirë. Megjithatë, nuk ka problem, unë i gëzohem vendit të tretë në Itali. Djali im e mbylli në podium dhe e meritoi plotësisht”, u shpreh babai i Sainz.


Top Channel

You may also like