Poker i Lyon përballë Lorient, zona Champions tani është më pranë

by admin
Spread the love

Lyoni rikthehet tek fitorja në Ligue 1, duke fituar bindshëm 4-1 në transfertë përballë Lorient. Miqtë kanë zhbllokuar shumë shpejt sfidën me Faivre, ndërsa Dembele ka dyfishuar rezultatin në mesin e pjesës së parë.

Dominimi i Lyon është i dukshëm, por vendasit reagojnë dhe shkurtojnë diferencat në pjesën e dytë me Moffi. Lorient nuk arrin të festojë, sepse Lion godet sërish dhe shënon golin e tretë një minutë më pas.

Faivre bëhet sërish protagonist në minutat e mbetura dhe shënon edhe golin e dytë personal dhe të 4-in për Lyonin, që merr një fitore të çmuar në një fushë të vështirë.

Lyon ngjitet në kuotën e 41 pikëve dhe i afrohet zonës Champions, ndërsa Lorient ndjen ethet e rënies nga kategoria. / Oversport.tv

Foto: FC LORIENT Twitter

Francë – Ligue 1 / Java e 27-të

Lorient- Lyon 1-4

Moffi 58’ / Faivre 5’, 78’, Dembele 26’, Toko Ekambi 59’

You may also like