Pogba zbarkon në Torino, vizitat mjekësore e më pas firma në kontratë

by admin
Spread the love

Pas mbëritjes së tij në Torino, Paul Pogba nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për rikthimin te Juventusi. Ai zbarkoi në Torino, ndërsa do të kryejë edhe vizitat mjekësore e më pas do të hedhë firmën në kontratë për t’u bërë edhe zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Ndërkohë që vetë mesfushori francez është shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale se është shumë i lumtur që është rikthyer në Torino. Ai është pritur nga mijëra tifozë, të cilët e prisnim me padurim rikthimin e tij.

Pogba do të nënshkruajë me Juventusin një kontratë që do ta mbajë lidhur për tre vite. Ai pritet të përfitojë rreth 7.5 ose 8 milionë euro në sezon, ndërsa përfshihet në kontratë edhe mundësia për të rinovuar edhe për një tjetër vit. /oversport.tv

Foto: Manchester United Facebook

 

You may also like