Pogba shqetëson sërish Allegrin, shtyhet koha e rikthimit të mesfushorit

by admin
Spread the love

Optimizmi i ditëve të fundit te Juventusi se Paul Pogba do të jetë i gatshëm për Allegrin në rifillimin e kampionatin është zbehur ndjeshëm. Mesfushori francez i cili u rikthye në qendrën stërvitore të bardhezinjve, ende po bënë punë të diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

Pogba ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe më shumë po kryen terapi për gjurin e dëmtuar se sa me topin. Për këtë arsye në kampin e “Zonjës së Vjetër” shanset që Pogba të humbasë të tjera ndeshje me Juventusin janë të larta.

Allegri shpresonte që Pogba të rikthehej në sfidën ndaj Cremoneses për të fituar disa minuta, në mënyrë që ta kishte të gatshëm më pas në supersfidën ndaj Napolit. Megjithatë, shanset që Pogba të humbasë ndeshjet e janarit janë të larta dhe ai mund të kthehet në fillim të shkurtit. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like