Pogba nuk do të shkojë në Botëror! Agjentja e tij: E dhimbshme, por do të mungojë në Katar

by admin
Spread the love

Paul Pogba nuk do të luajë me Francën në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar këtë nëntor. Mesfushori i Juventusit, për shkak të dëmtimit, nuk do të grumbullohet nga trajneri i “gjelave” Didier Deschamps dhe këtë e konfirmon agjentja e lojtarit Rafaela Pimenta për “Le Parisien”.

“Pas vizitave mjekësore të kryera dje dhe sot në Torino dhe Pitsburg, është e dhimbshme të informoj që Paul Pogba do të ketë nevojë për kohë për tu rikuperuar nga dëmtimi. Për këtë arsye, Paul nuk mund të jetë i gatshëm për Juventusin deri në pauzën e kampionatit dhe do të mungojë për Francën në Katar.

Nëse do të kishte mundësi që të ndryshonte gjërat, do të luante që nesër. Por gjërat ndryshojnë duke punuar fort dhe me disiplinë. Paul do të vazhdojë të punojë me përkushtim që të kthehet në fushë për tifozët dhe skuadrën sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Pimenta. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like