Pogba lë Italinë, mesfushori shkon në Doha për finalen e Botërorit

by admin
Spread the love

Mos grumbullimi nga trajneri Didier Deschamps nuk e ndalon Paul Pogban të jetë me Francën. Mesfushori ka marrë dritën jeshile nga Juventusi që të bashkohet me Kombëtaren e Francës për të parë finalen e Kupës së Botës.

Ashtu siç ka raportuar dhe francezja “L’Equipe”, “oktapodi” i kishte kërkuar bardhezinjve që të udhëtonte për në Doha të Katarit. Pas videove inkurajuese dhe mesazheve sociale, 29-vjeçari do të ketë mundësinë t’i mbështesë nga afër djemtë e Deschamps.

Megjithatë Pogba kishte marrë një ftesë të veçantë dhe nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili e ka ftuar të jetë i pranishëm në stadium. Ftesat e këtij të fundit nuk mbaruan vetëm me mesfushorin e Juventusin. Macron ka ftuar të gjithë lojtarët francezë të dëmtuar të jenë të pranishëm në finale. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like