Pogba: Kthehem në shtëpi, dua të fitoj sa më shumë me fanellën e Juves

by admin
Spread the love

“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi, këtu ndihem në shtëpi. Kthimi te Juventusi është realizimi i një ëndrre. Pritja që mu bë është speciale. Kam menduar shumë për Juven në vitet e fundit. mesazhet e tifozëve bardhezi më kanë pëlqyer gjithmonë, por isha i përqendruar te United. Vitin e fundin kam menduar shumë për tu kthyer këtu. Unë jam i lumtur, po ashtu edhe tifozët”, ka thënë Paul Pogba gjatë prezantimit të tij si një lojtar i Juventusit.

“Kam folur shumë me Allegrin, me të cilin kam një marrëdhënie shumë të mirë. Më ka thënë që donte të kthehesha këtu. Ishte diçka e bukur të gjeja sërish atë në pankinë. Kur zgjodha Juven, ishte zemra ajo që më tha se ishte vendimi i duhur.

Kam më shumë eksperiencë dhe mezi pres që të filloj. Dua të bëj më mirë se sa herën e fundit që isha këtu. Pogba është gjithmonë i njëjti, do që të fitojë. Kam uri për të fituar.

Duhet të rritemi edhe në arenën ndërkombëtare dhe pse të mos ëndërrojmë edhe Championsin. Por objektivi kryesor këtë vit është të fitojmë kampionatin”, ka thënë mes të tjerash Pogba, në rikthimin e tij në Torino. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like