Pochettino flet para sfidës me Real Madridin: Historia e tyre në Champions flet vet

by admin
Spread the love

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp për duelin me Real Madridin.

Trajneri argjentinas ka theksuar se kjo ndeshje është sikurse “finale”.

“Nuk mendoj që ka presion tek njëra anë më shumë se tjetra. E respektojmë Real Madridin sepse janë ndër klubet më të mëdha në botë. Historia e tyre për Ligën e Kampionëve flet vetë”.

“Nuk ka favorit në këtë sfidë, mund të jetë si finale e Ligës së Kampionëve. PSG ka pritur të fitojë këtë titull që më shumë se 50 vite, prandaj po luajmë për të”, deklaroi Pochettino.

Ndryshe, PSG dhe Real Madrid do të takohen të mërkurën në kuadër të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave”.

You may also like