Po vjen i ftohti ekstrem, jepet alarmi në vendin tonë për qytetarët: Mund të ngrijë

by admin
Spread the love

Prej pak ditësh temperaturat në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se për gjatë gjithë javës së ardhshme termometri do të jetë në rënie.

I ftohti i acartë ka prekur të gjithë rajonin, me temperatura rekord deri në minus 31 gradë celcius në Sarajevë.

Sakaq, Ujësjellësi i Devollit paralajmëron qytetarët për një fenomen që në këto zona është thuajse i zakonshëm. Atë të ngrirjes së ujit në tubacion gjatë të ftohtit ekstrem.

Ujësjellësi i bën thirrje banorëve të marrin masa për mbrojtjen e tubacioneve, në mënyrë që të mos ngrinë gjatë temperaturave nën zero.

You may also like