Po vijnë Elvana dhe Dhurata! – Shqip

by admin
Spread the love

Elvana dhe Dhurata kanë konfirmuar zërat se do të sjellin një këngë në bashkëpunim. Dy këngëtaret u shfaqën bashkë në Tiktok pak ditë më parë dhe kaq u desh të aludohej se ato po bashkëpunojnë e mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta. Sot Elvana dhe Dhurata kanë zbuluar se të enjten në 23:59 do të publikojnë këngën e tyre bashkëpunim dhe paralajmërojnë fansat të bëhen gati. Dy këngëtaret ende nuk kanë zbuluar titullin, por të paktën na kanë treguar një nga veshjet e klipit. Ato shfaqen të veshura me fustane të zinj të gjatë, me tyl në pjesën e sipërme dhe si gjithmonë në super formë. Na mbetet të presim dhe pak për këngën!

You may also like