Po të isha unë dhe Luizi në nominim, cilin do shpëtonit?

by admin
Spread the love

Olta Gixhari ka filluar të ndjejë presionin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ajo e pyeti Kristin se në rast se ajo dhe Luizi janë në nominim, kë do të shpëtonte ai.

Kristi tha se varet nga situata, por për momentin do të shpëtonte atë. Ky mendim sipas tij, mund të ndryshojë me kalimin e ditëve, në varësi të situatave që krijohen brenda në shtëpi.

Olta i tha Kristit se në qoftë se ai ka mundësi zgjedhje, për të hequr atë nga përballja me Luizin, me kë do ta zëvëndësonte.

Ajo shtoi se nëse kjo mundësi do t’ i vinte asaj në dorë, ajo do hiqte një konkurent të dobët dhe do vendoste përballë tij një konkurent të fortë.

You may also like