Po shkonte në zyrat e PD-së në Fier, Luan Baçi përballet me të papriturën, i drejtohet menjëherë policisë

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi është përballur me një të papritur mëngjesin e sotëm. Teksa ka shkuar në degën e partisë në Fier, dera e zyrës nuk i është hapur pasi janë ndërruar bravat.

Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë nëse bravat e dyerve janë ndryshuar me urdhër të kryetarit të ri të degës së PD-në në Fier. Dyshohet paraprakisht se shkak po bëhen takimet e foltores së Sali Berishës.

Anëtare te seksionit të PD në Fier me kryetar dege Luan Baçin kanë qenë pak më herët në policinë e Fier për ta denoncuar këtë fakt. Luan Baçi nuk është më kreu i PD-së për qarkun Fier, pas një vendimi të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

You may also like