Po shkëlqen me Empolin, tri skuadra të Serie A interesohen për shërbimet e Nedim Bajramit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të Empolit.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave si Lazio, Cagliari apo Sassuolo.

Media të ndryshme kanë raportuar se shqiptari mund të largohet në janar nga Empoli nëse vjen oferta e duhur.

Lazio është skuadra e fundit që ka shprehur interesim pasi 22-vjeçari shihet si zëvendësuesi perfekt i Luis Albertos.

Transferimi i lojtarit në kryeqytet mund të jetë e lehtë pasi Igli Tare do të arrijë të gjejë gjuhën e përbashkët me të.Kartoni i Bajramit vlerësohet 10 milionë euro nga ekipi i Empolit.

You may also like