‘Po po, k*ri në p*dh’, Bledi Mane shpërthen në të shara ndaj Kristit. Ja çfarë ndodhi në BBV

by admin
Spread the love

Gjatë mbrëmjes së të martës, Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri që të rrisin vlerën e çmimit të madh. Të gjithë konkurrentët duhet të bënin xhiro rreth pishinës, ku për çdo xhiro, çmimi do të rritej me 50 euro.

Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët. Mirëpo Kristi ka zgjedhur të heqë dorë nga sfida, për shkak të atleteve që i rrëshqisnin, ndërkohë që banorët kanë reaguar të revoltuar ndaj veprimit të tij.

Dhe pikërisht në momentin që artisti u largua nga banorët, të cilët po vraponin rreth pishinës, gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane u dëgjua duke thënë një fjalë të pisët “Po, po ka** në p**”, është fjala e përdorur nga gazetari i njohur dhe ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

Madje tani ndjekësit e programit po pyesin nëse do të ketë një zarf të zi për të, duke qenë se është e ndaluar përdorimi i një fjalori të tillë banal. Nga ana tjetër, banorët kanë arritur që të fitojnë vetëm 400 euro nga kjo provë që iu dha Vëllai i Madh.

You may also like