Po ndihmonte rosat të kalonin rrugën, 41-vjeçari përplaset për vdekje nga një makinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një burrë nga Kalifornia është përplasur për vdekjen pasi u përpoq të ndihmonte disa rosa të kalonin rrugën.

Casey Rivara, 41 vjeç, doli nga makina e tij për të ndihmuar rosat, por u përplas nga një shofer adoleshent në Rocklin, rreth 25 milje (40 km) në verilindje të Sacramento, tha policia e qytetit.

Rivara siguroi që rosat të arrinin të sigurta nga ana tjetër e rrugës dhe më pas u përplas nga makina.

“Burri thuhet se po përpiqej të ndihmonte disa rosa që ishin në kryqëzim. Ndërsa ai ishte në kryqëzim, një shofer adoleshent ishte nisur drejt lindjes në bulevardin Stanford Ranch. Ky shofer i mitur goditi këmbësorin që ishte në rrugë”, tha Departamenti i Policisë Rocklin në një deklaratë.

Një dëshmitare, Summer Peterson, tha se fëmijët e saj ishin dëshmitarë të përplasjes, e cila ndodhi të enjten në mbrëmje rreth orës 20:15.

“Fëmijët ishin të lumtur që panë një gjet kaq të bukur nga ai dhe krejt papritur u godit nga një makinë”, tha ajo.

Njerëzit kanë lënë lule dhe rosa gome në vendin e përplasjes.

Një mbledhje fondesh në internet e krijuar nga të afërmit,  thotë se “Rivara po i çonte fëmijët e tij në shtëpi pas praktikës së tyre të notit, kur ata vunë re një mama rosë dhe rosat që përpiqeshin të kalonin një kryqëzim të zënë”.


Top Channel

You may also like