Po më vini para një përgjegjësie morale dhe publike me idiotizmat e juaja – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

10:54 | 17 Nentor 2021

Gjatë puntatës së djeshme në “Përputhen”, janë zhvilluar debate të ashpra mes Argjendit dhe Ritvanës.

Argjendi mbrëmjen e kaluar ka vendosur në një pozitë të vështirë Ritvanën, ku e nxorri ‘bllof’, duke thënë se ajo i ka shkuar disa herë në shtëpinë e tij pasi ata të dy kishin ndërprerë marrëdhënien e tyre, shkruan lajmi.net.

Argjendi pas këtij debate ka dhënë lajmin se po largohet nga programi, pasi është duke njohur dikë tjetër jashtë. Kaq ka mjaftuar që Arjani të dal nga vetja, dhe të shpërthejë ndaj Argjendit.

Arjani i ka kërkuar Argjendit të largohet në mënyrë dinjitoze dhe jo të largohet në një mënyrë jo të hijshme me akuza.

Madje ai është zemëruar duke thënë se po vihet në përgjegjësi para publikut pasi konkurentët po bëjnë idiotizma dhe ai po detyrohet të dal nga vetja.

Kujtojmë se Argjendi tashmë ka pasur takime me disa vajza në program, por më së shumti me Ritvanën./Shqip/

You may also like