“Po kthehemi pas në kohë, është e tmerrshme”, Hafizi: Pjesa e dytë ishte mëshirim nga kundërshtari

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi në studion e Shqip e quajti turp humbjen e Shqipërisë ndaj Anglisë duke vendosur theksin te pjesa e dytë e cila ishte e pafalshme për kuqezinjtë, pasi ishin “3 Luanët” që toleruan duke i mëshiruar.

“Të them të drejtën nuk gjej fjalë për këtë ndeshje, të jem i sinqertë. Le t’i gëzohemi vendit të tretë që kemi se për të analizuar ekipin kombëtar ka shumë gjëra. Kemi dhënë opinione, kanë hyrë në vësh të shurdhër, se edhe për pozicionin e vendit të tretë atë duhet të analizojmë si kemi shkuar, me këtë paraqitje a e meritojmë nuk e di. Po ta shohësh edhe në sasi, lojë e mënyrë, ajo Hungari bëri lojë dinjitoze.

Janë intervista pas ndeshje, nuk është problemi te lojtarët. Ajo që më vret më tepër është pjesa e dytë e cila mendoj se ishte një falje nga kundërshtaret dhe më vjen keq se nuk jemi skuadër për tu falur, mendoj se jemi skuadër diçka më e mirë, nuk është niveli jonë në këtë pikë, për ta thënë ta falin.

Për 15 minuta kemi marrë tre të verdhë, për 20 minuta kemi pësuar tre gola. Është e tmerrshme, të mos i kthehemi traditës, po kthehemi mbrapa. Ne pjesën e dytë është mëshirim i kundërshtarit në pjesën ë e dytë ishte ndeshje e falur. Deri këtu arritëm që të na falë kundërshtari ne? Pamë një skuadër që nuk e përballoi dot, mos harroni që jemi vendi i tretë”, u shpreh Hafizi.

Lajme interesante

You may also like